INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Sot një pjesë e shpirtit tim u shua', aktori i njohur shqiptar humbet motrën

'Sot një pjesë e shpirtit tim u shua', aktori i njohur shqiptar humbet motrën

Publikuar më: 09:37 19-10-2026

Aktori i njohur nga Kosova, Ylber Bardhi po përballet me një humbje të rëndë familjare. Motra e tij, Besa, ka ndërruar jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit e saj të dashur.

Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë aktori përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi me të motrën, të shoqëruar me një mesazh të ndjerë lamtumire.

“Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty”, ka shkruar Bardhi, duke shprehur përmes këtij mesazhi ndjesinë e humbjes së një njeriu të pazëvendësueshëm në jetën e tij. Në fund të mesazhit, ai i ka dedikuar edhe fjalët “Të dua”, duke treguar dashurinë që do të ruajë gjithmonë për të motrën.

Ylber Bardhi është një nga aktorët e njohur në Kosovë, me role në filma dhe seriale që e kanë bërë të njohur për publikun.