INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot moti ndryshon...çadrat me vete

Sot moti ndryshon...çadrat me vete

Publikuar më: 09:32 06-10-2017

Sinoptikanë parashikojnë se sot do të ketë vranësira dhe reshje shiu, ndaj sigurohuni mirë para se të dilni nga shtëpia, çadrat me vete. Meteoalb Albania sqaron: “Zonat veriore dhe qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por mot kryesisht i kthjellët dominon Jugun. Vranësirat shtohen gradualisht duke sjellë shira të dobët në veri dhe qendër. Pjesa e dytë e ditës vijon me vranësira e shira të dobët deri në mbrëmje kur shira të dendur përfshijnë zonat veriperëndimore dhe qendrore. Gjatë natës, shirat shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por pas mesnatës dhe orët e para të së shtunës reshje dëbore shfaqen në zonat e thella malore në veri – verilindje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por një rënie më e ndjeshme do të shënohet në vlerat termike të mesditës”.

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508