INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot luhet Partizani-Vllaznia në kryeqytet. Këto janë masat për ndeshjen dhe rrugët e bllokuara

Sot luhet Partizani-Vllaznia në kryeqytet. Këto janë masat për ndeshjen dhe rrugët e bllokuara

Publikuar më: 17:14 05-02-2017

Pas shumë polemikash, në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë. Për të shmangur incidentet që mund të provokohen nga bardheblutë për shkak të debatit për stadiumin, janë vendosur në gatishmëri mbi 300 forca policie.

Sfida është shumë e rëndësishme për të kuqtë, pasi në fillim të fazës së tretë përsuan një humbje me Luftëtarin dhe një tjetër hap fals do të komplikonte shanset për titull. Nga ana tjetër, në stadiumin e Tiranës, luajnë dy ekipet rivale.

 Masat për ndeshjen dhe rrugët e bllokuara

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra si më poshtë:

 -Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta.

 Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët, rruga "Emin Duraku", rruga "Gjin Bue Shpata" dhe rruga përball stadiumit "Selman Stërmasi".

 Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi "Selman Stërmasi", do të bëhet shoqërimi i tyre me Shërbimet e Policisë për të shmangur incidentet e mundshme.

 Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit.

 Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur të shoqëruar nga Shërbimet e Policisë.

 Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar rreth 300 forca policie dhe 5 grupe FNSH -je.

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318