INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot festa e Halloween-it! Ja çfarë qëndron pas kësaj feste të frikshme dhe rikthimit të shpirtrave të vdekur

Sot festa e Halloween-it! Ja çfarë qëndron pas kësaj feste të frikshme dhe rikthimit të shpirtrave të vdekur

Publikuar më: 14:30 31-10-2018

Sot është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme. Halloween vitet e fundit po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur. 

Halloween u përhap në Shqipëri pas viteve ’90, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë. Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes.

Ç’është Halloween?

Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur.

Article Logic
Execution time: 0.0032958984375