INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është një ndër këngëtaret shqiptare më simpatike, por shihni si dukej Adelina Tahiri para famës [FOTO]

Sot është një ndër këngëtaret shqiptare më simpatike, por shihni si dukej Adelina Tahiri para famës [FOTO]

Publikuar më: 12:35 13-07-2020

Këngëtarja Adelina Tahiri është një prej artisteve më të spikatura, e cila tërheq vëmendjen jo vetëm me projektet muzikore, por edhe jetën private e fotot që poston në rrjetet sociale. Tashmë, ajo i është përkushtuar partnerit dhe djalit të tyre Jon, i cili zë pjesën më të madhe të kohës së këngëtares. Mirëpo, Adelina vazhdon të qëndrojë aktive dhe në kontak me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo tregon vazhdimisht ç’bën në përditshmërinë e saj, duke i bërë fansat “pjesë” të jetës së tanishme. E shohim gjithmonë një bjonde super seksi, të kuruar në çdo moment, kjo edhe si pasojë e faktit që është një personazh publik. Por, e kishit parë ndonjëherë Adelinën para se të bëhej e famshme?

Më saktë, shumë vite më parë kur ende ishte fëmijë. Vëllai i saj Edmoni ka publikuar një foto me këngëtaren, ku Adelina shfaqet thuajse me të njëjtat tipare dhe flokët bjond.

daku.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041911602020264