INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ditë zie në Kosovë! I jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Sot ditë zie në Kosovë! I jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Publikuar më: 13:30 09-02-2020

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë ditën e premte.

Ajo mbylli sytë përgjithmonë në moshën 86-vjeçare, megjithatë pasuria artistike që la pas e bën të paharrueshme.

Për të respektuar figurën e saj, Kosova ka shpallur 9 shkurtin ditë zie dhe flamuri do të ulet në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.

Këngëtarja e madhe do të përcillet sot për në banesën e fundit, ashtu siç e la amanet.

Familjarët do e dërgojnë trupin e saj në vendlindje, në Pagarushë dhe pjesë do të jenë një numër i vogël njerëzish.

Ndërkohë, të gjithë adhuruesit e muzikës së saj, mund t’i japin lamtumirën e fundit në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, aty ku mbahen dhe homazhet.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713