INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot 2 humbje jete nga COVID-19! Bilanci i të infektuarve arrin kulmin!

Sot 2 humbje jete nga COVID-19! Bilanci i të infektuarve arrin kulmin!

Publikuar më: 16:27 10-07-2020

Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv, në gjendje të rënduar, e kanë humbur betejën me viruin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se pacientët nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.


Sipas njoftimit ditor, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria theksoi se mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)

Testime totale 31513

Raste pozitive 3278

Raste të shëruara 1875

Raste Aktive 1318

Humbje jete 85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë 529

Durrës 229

Shkodër 169

Vlorë 120

Lezhë 65

Fier 41

Kukës 40

Elbasan 34

Korçë 32

Berat 24

Dibër 18

Gjirokastër 17

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098