INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonila Meço jep  “leksione”….

Sonila Meço jep “leksione”….

Publikuar më: 12:52 21-03-2016

Sonila Meço me deklaratën e saj të  fundit ka dashur t”iu japë një sugjerim pronarëve, gjyqtarëve, punonjëseve të administratës që ata thejshtë duhet të blejnë një biletë dhe të shohin filmin “Spotlight” ku flitet për skandalin e pedofilisë që përfshiu Kishën në Boston.

 “Për gazetarët, pronarët e medias, gjyqtarët e avokatët, administratën dhe ndërgjegjen e secilit, ka një mësim të vyer nga filmi “Spotlight” frymëzuar nga ngjarje të vërteta. E keni në çdo kinema. Mos përtoni t’i bëni ndër vetes. Mos përtoni të shihni se si bëhet gazetari , si vihet drejtësi edhe aty ku institucionet janë të kapura nga influenca shumë të forta. Dhe në një vit gazetaresk mbi një skandal të rëndë që të shkul shpirtin vendit, ku i gjithë sistemi përpiqet ta mbulojë, pavarësisht pasojave shkatërruese për shoqërinë, për dekada me radhë duke zhvilluar çensurën e vetëçensurës mes gazetarësh, më bëri përshtypje edhe një detaj. Pronarët e medias nuk u panë kurkund, as në tryezat e punës së gazetarëve , as në thirrje zëngjirur në celularë, as në zyrat e tyre duke ushtruar influencë , as në darka të rezervuara për të pushtetshmit, e as në makthin e një presioni të gjithanshëm për të frenuar denoncimin. Nuk i fshehu as regjisori e as skenaristi. Ngjarjet janë të vërteta”, e mbyll Meço këtë “”leksion” të sajin. 

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654