Gjithçka është zbuluar në një video që këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Hoxha publikoi.
Ai së bashku me artistë të tjerë ishin mbledhur së bashku në një festë ditëlindjeje, ku e pranishme ishte edhe Soni Malaj. Çfarë spikat është fakti se edhe këtu bukuroshja e muzikës shqiptare shfaqet në krah të partnerit të saj Klevi. Gazeta Express bën me dije se çifti është më i dashuruar se kurrë, diçka që shihet qartësisht edhe në këtë foto. Me fjalë të tjera, Soni dhe Klevi duket se thjesht nuk shqiten dot nga njëri-tjetri.