INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazhet në favor të Clinton, kryeson me 4 pikë më shumë se Trump

Sondazhet në favor të Clinton, kryeson me 4 pikë më shumë se Trump

Publikuar më: 12:32 08-11-2016

Amerikanët i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur një president të ri, pas një prej fushatave zgjedhore më të nxehta në historinë e vendit.

Procesi i votimit, nisi herët në Bregdetin Lindor në orën 6 të mëngjesit me orën amerikane, edhe pse disa fshatra në New Hampshire kanë votuar tashmë. Hillary Clinton dhe Donald Trump i ranë përqark vendit deri në minutën e fundit për të përfituar sa më shumë vota. Ndalesat më të gjata ishin Pensilvania, Karolina e Veriut dhe Michigan. Zonja Clinton u këkroi votuesve të mbështesin me gjithë zemër të ardhmen e vendit të tyre duke votuar kandidaten demokrate, ndërsa zoti Trump theksoi se votuesit kanë shansin të mundin një sistem të korruptuar që ka kapluar Amerikën. Sondazhet deri më tani, i japin një avantazh të lehtë Hillary Clinton me 4 pikë sipër kandidatit republikan Trump. Informacionet e para tregojnë një pjesëmarrje të gjërë të komunitetit hispanik, i cili mendohet se mbështet fort politikat e kandidates demokrate.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107