INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Smartphoni holografik i Red nuk po vjen në kohë

Smartphoni holografik i Red nuk po vjen në kohë

Publikuar më: 12:58 05-07-2018

 

Red nuk është një kompani shumë e njohur për konsumatorët. Deri më sot fokusi i tyre ka qenë prodhimi i kamerave të filmave dhe në atë fushë ata dominojnë tregun.
Sot ata po mundohen që të hyjnë dhe në tregun e smartphone. Ata deklarojnë që janë kompania e parë që ofrojnë një smartphone me ekran 3D holografik.
Njerëzit që e kanë porositur këtë smarphone po ankohen për tërheqje të menjëhershme të pagesës nga ana e Red, pasi pagesa normalisht procedohet vetëm kur produkti është gati për të hyrë në treg.


Hydrogen One u deklaruar që vjet, por ama askush nga Red nuk ka folur më për të. Problem mbetet dhe fakti që CPU e cila Red do të përdorë po vjetërohet disi, pasi Snapdragon 835 i përket vitit 2017 dhe nga një smartphone që kushton 1200-1600$ çdokush pret vetëm më të mirën.

Kamera megjithëatë do të jetë pika e fortë e Hydrogen One dhe arsyeja më e fortë që ne po e presim me padurim lançimin përfundimtar të tij.

 

Për të krijuar më mirë idenë e vonesës thjesht shikoni datën e kësaj videoje që ishtë ndër të parat review:

Article Logic
Execution time: 0.0037732124328613