INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Skifterët’ aksion në Kishë, si i marrin lekët nga arka e besimtarëve [VIDEO]

“Skifterët’ aksion në Kishë, si i marrin lekët nga arka e besimtarëve [VIDEO]

Publikuar më: 12:53 03-06-2019

Në shënjestrën e hajdutëve duke se tashmë nuk është vetëm kisha e Korçës ku janë regjistruar më së shumti rastet e grabitjeve. Pre e ‘Skifterëve’ ka rënë edhe kisha në Durrës.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se gjatë natës së sotme në lagjen Nr.3 në Durrës persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërsa në fotot e mëposhtme duket sesi në arka kanë mbetur mjetet me të cilat grabitësit i kanë hapur, për më shumë ata kanë thyer edhe xhamat e kishës si dhe kanë dëmtuar objekte të tjera.

6.PNG

5.PNG

3ok.PNG

 

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004