INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skifterat i prishin punë supermodeles Bella Hadid [FOTO]

Skifterat i prishin punë supermodeles Bella Hadid [FOTO]

Publikuar më: 11:26 19-05-2016

Në botën e modës thonë gjithmonë kurrë mos puno me fëmijë apo me kafshë.

Dhe në fakt kanë të drejtë. Madje këtë mund ta konfirmojë më mirë supermodelja Bella Hadid, e cila teksa po realizonte një set fotografik ditën e djeshme në ambjentet e hotel Martinez në Kanë, është sulmuar nga një tufë skifterash. Mos u keqkuptoni nuk e kemi fjalën për "skifterat" e komedisë së Bes Kallakut, por shpendë të vërtetë. Këta të fundit menjëherë kanë rrëmbyer vëmendjen nga Hadid, teksa janë ulur në parvazin e ballkonit ku po realizoheshin fotot, dhe kanë filluar të lëvizin krahët në mënyrë dramatike. Sigurisht të gjithë ngjarjen Bella Hadid dhe ekipi i saj e kanë marrë me të qeshura, fundja çfarë mund t'u bësh tjetër skifterave!

Article Logic
Execution time: 0.0028371810913086