INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skenat e nxehta në serial bëhen shkak i SHERRIT të 'Bihterit' dhe 'Elifit'!

Skenat e nxehta në serial bëhen shkak i SHERRIT të 'Bihterit' dhe 'Elifit'!

Publikuar më: 18:33 23-03-2020

Marrëdhënia mes aktoreve Beren Saat dhe Tuba Buyukustun nuk ka qenë aspak e mirë kohët e fundit.

Beren Saat e cila njihet nga roli i “Bihterit” së fundmi u shfaq në skena të nxehta në një serial në Netflix, skena të cilat u komentuan shumë në mediat turke.

Ndërkohë Tuba Buyukustun e njohur si “Elif” në një intervistë tha se nuk do i luante kurrë ato skena që luan Beren Saat.

Kjo e fundit u pyet së fundmi nga gazetarët për deklaratën e koleges. Beren tha se e respekton deklaratën e saj dhe e thumboi paksa “Elifin”, duke thënë se ajo vetë nuk do fliste kurrë kështu për koleget.

Aktorja e “Dashuri e ndaluar”, u shpreh se secili artist e zgjedh vetë çfarë skenash dëshiron të luajë dhe nuk ka asgjë të provosh role të ndryshme. 

Article Logic
Execution time: 0.0029201507568359