INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Skeç i organizuar''/ Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Spiropali i kundërpërgjigjet Metës: Po bën viktimën

''Skeç i organizuar''/ Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Spiropali i kundërpërgjigjet Metës: Po bën viktimën

Publikuar më: 14:49 24-06-2019

Pasi Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e kreut të PUK, Idajet Beqirajt për çregjistrim nga zgjedhjet reagoi zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Ai është shprehur se ky është një skeç i organizuar prej kohësh.

Menjëherë pas reagimit nga Presidenca, ka reaguar dhe Elisa Spiroplai.

Spiropali në një postim në Twitter u shpreh se ky është momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima

"Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima,"-shkroi Spiropali.

spiropp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032179355621338