Një ngjarje e ndodhur në vitin 2009, do ta përfshijë Kristiano Ronaldon në një betejë ligjore me një ish-modele e cila pretendon se portugezi e ka përdhunuar në po at vit në Las Vegas.
Katrin Majorga, quhet modelja e cila i kërkon Ronaldos dëmshpërblimin prej 65 milion eurosh, ku 2 milion janë shpenzimet e gjyqit. “Daily Mirror” ka publikuar disa dokumente ku janë shkruar pretendimet e Majorgës e cila i bazon kërkesat e saj në akuzat e “dhimbje dhe vuajtje” dhe “dëmtime ndëshkuese”, të cilat sipas akuzës kapin shifrën e 65 milion eurove.
Kjo çështje ka nisur që në vitin 2016 ku Majorga, ish-gruaja e nje shqiptar, së bashku më avokatët e saj hapi një padi civile ndaj yllit portugez në Las Vegas, por çështja u pushua me justifikimin se ish-modelja ishte e “paaftë mendërisht”.