INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali më i madh financiar, ja ku e fshehin liderët e botës pasurinë

Skandali më i madh financiar, ja ku e fshehin liderët e botës pasurinë

Publikuar më: 09:14 04-04-2016

Një grup gazetarësh ndërkombëtarë publikuan të dielën një raport në lidhje me aktivitetet financiare të disa prej ish-liderëve dhe liderëve aktuale botërorë, përfshirë edhe Presidentin rus, Vladimir Putin, se ka qarkulluar më shumë se 2 miliardë dollarë.

Rreth 11.5 milionë dokumente nga një zyrë juridike nga Panamaja “Mossack Fonseca” tregojnë se si kjo kompani ndihmon klientët e vet që t’i shmangen taksave dhe të pastrojnë para’.

Investigimi i "International Consortium of Investigative Journalists" (ICIJ) përmend 143 politikanë nga e gjithë bota, mes tyre 12 liderë shtetërorë, të cilët pretendohet se kanë përdorur kompani “offshore” për të fshehur pasurinë e tyre.

Kompani “offshore” do të thotë kur një kompani realizon veprimtarinë e vet në një vend tjetër, jo të origjinës, për të përfituar nga sistemi i taksimit.

Në këtë dosje përfshihen emrat të njerëzve të  pushtetshëm dhe të famshëm, si presidenti rus Vladimir Putin, apo futbollisti i “Topit të Artë”, Leonel Messi, dhe aktori  Jackie Chan, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko; kryeministri i Islandes, Sigmundur Davio; kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif; Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, dhe Alaa Mubarak, i biri i ish-Presidentit të Egjiptit, besohet se janë disa prej atyre që kanë përdorur të njëjtën skemë për të fshehur pasurinë.

Edhe pse Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk përmendet në asnjë dokument, ICIJ raporton se disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si Sergei Roldugin, në mënyrë sekrete shpërndan një vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh në banka dhe kompani fantazmë.

Dokumentet po ashtu tregojnë se të paktën tetë zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë të Kinës, përfshirë edhe kunatin e Presidentit Xi Jinping, të kenë përdorur këtë skemë.

Në listën e kompanive në parajsën fiskale të zbuluar në Panama, janë edhe dy kompani shqiptare të përfshira në skandalin e njohur si “Panama Papers”, që lidhet me fshehjen e parave që njerëzit më të fuqishëm të globit bënin në ato që quhen parajsa fiskale.

Mbi të paktën 23 klientë të “Mossack Fonseca” rëndojnë akuza se kanë mbështetur regjimet diktatoriale në Korenë e Veriut, Zimbabve, Iran, Siri dhe Rusi.

Kjo firmë juridike është themeluar në vitin 1977 nga Jurgen Mossack dhe Ramon Fonseca. Ajo operon në vende të njohura me sistem të ulët taksimi përfshirë Zvicrën e Qipron.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781