INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i tradhtisë, më në fund del reagimi i plotë të gjitha motrave Kardashian-Jenner mbi Jordyn Woods

Skandali i tradhtisë, më në fund del reagimi i plotë të gjitha motrave Kardashian-Jenner mbi Jordyn Woods

Publikuar më: 18:38 19-06-2019

Një skandal i vërtetë përfshiu familjen Kardashian-Jenner këtë vit, ku personazhet kryesore në histori ishin pikërisht motra e madhe Khloe, ish-bashkëshorti i saj Tristan Thompson dhe shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Në episodin më të fundit të reality-showt “Keeping Up With Kardashians” ne kemi mundësinë të shohim edhe reagimin e plotë të motrave Kardashian.

Mëngjesin e parë pas skandalit, Khloe Kardashian duket shumë e tensionuar dhe kërkon përgjigje:

“Dua të di atë dreq të vërtete”, shprehet ajo para se të nisë t’ju bërtasë motrave.

Në ankth janë edhe Kim Kardashian, Kourtney Kardashian and Kylie Jenner, të cilat po kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën e lajmeve se Jordyn ishte parë duke u puthur me Tristan.

“Shoqja ime Larsa më telefonoi për të më shpjeguar se një gazetare që njihte, do të shkruante një histori se Jordyn dhe Tristan ishin në shtëpinë e tij deri në 7:00 të mëngjesit. Thonë që ata po putheshin”, shprehet Kim.

“Fola me Jordyn”, shprehet më pas nëna e True Thompson’s. “Është shumë e çuditshme ajo nuk më jep përgjigje. Ma tha: Ai po përpiqej të më puthte, por nuk e mbaj mend u puthëm apo jo”!

“Çfarë?!” bërtet Kourtney.

Ndërkohë shoqja më e ngushtë e Jordyn, Kylie shprehet se e gjithë situata është e çuditshme dhe se është hera e parë që dëgjon që mikja e saj ishte ulur në prehrin e kunatit.

Më poshtë video e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083