INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në Siri, gratë shfrytëzohen seksualisht në këmbim të ndihmave

Skandal në Siri, gratë shfrytëzohen seksualisht në këmbim të ndihmave

Publikuar më: 15:13 27-02-2018

Krahas luftës një tjetër skandal përfshin Sirinë e bombarduar nga përleshjet mes forcave qeveritare të Assad dhe rebelëve.

Në një intervistë për BBC një nga kordinatoret e organizatave ndihmëse shprehet se disa gra siriane kanë pësuar abuzime seksuale nga punonjësit e OKB-së dhe nga organizata të tjera humanitare që shpërndanin ushqim dhe ndihma të tjera në këmbim të “favoreve seksuale”.

Sipas saj shumë gra siriane tashmë refuzojnë të shkojnë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave, sepse druhen mos u bëhet shantazh për gjëra të tilla.

“Kujtoj një grua që qante në një dhomë, ishte shumë keq, – rrëfen punonjësja. – Një grua që ndodhet në një qendër dhe pret të marrë gjëra të ndryshme për të jetuar si ushqim apo sapun, duhet të jetë e mbrojtur. Gjëja e fundit që ka nevojë, është një burrë që e shantazhin, duke i kërkuar të bëjë seks me të në këmbim të atyre ndihmave” është shprehur ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656