INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal! Del teza e matematikës para se maturantët të futeshin në provim

Skandal! Del teza e matematikës para se maturantët të futeshin në provim

Publikuar më: 10:56 13-06-2018

Pavarësisht se ishte premtuar per masa të rrepta sigurie në provimet e maturës, përsëri teza e provimit ka dale pa përfunduar testi.

Mësohet se teksti ka qarkulluar që para se të nisë provimi i matematikës.

Rikujtojmë që i njëjti skandal ndodhi dhe gjatë provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Para nisjes së provimeve të maturës, Ministria e Arsimit kishte premtuar masa të rrepta sigurie gjatë provimeve. Nxënësit do ishin nën vëzhgimin e disa profesorëve dhe në klasat që do testoheshin do kishte kamera.

Për herë të parë këtë vit provimet u realizuan dhe nëpër korridoret e shkollave, një mënyrë që të mos lejonte që maturantët të kopjonin.

Por pavarësisht këtyre asgjë nuk rezultoi siç dhe ishte deklaruar.

Ngjarjen e ka denoncuar Luçiano Boçi nëpërmjet një statusi në facebook.

vvvvvssss.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031828880310059