INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e rëndë/ Pezullohet mësimi në 280 shkolla, zbuloni si do jetë moti sonte e nesër [FOTO]

Situata e rëndë/ Pezullohet mësimi në 280 shkolla, zbuloni si do jetë moti sonte e nesër [FOTO]

Publikuar më: 19:07 09-01-2019

Moti me reshje dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që në disa zona të vendit të pezullohet procesi mësimor.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, e cila përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat shprehet se në total janë 280 shkolla në vend, të cilat nuk kanë filluar procesin e mësimit. Ministria sqaron se orët e humbura për shkak të kushteve të vështira atmosferike do të zëvendësohen në ditët në vijim.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për sonte dhe ditën e nesërme.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).

Temperaturat

Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.

Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 9 °C

në vendet e ulëta: 2 / 6 °C

në vendet malore: - 5 / 1 °C

GJE.jpg

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038278102874756