INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siri, dorëzohet komisioni i ONU: ‘Mijëra të vdekur në 20 ditë, trupa të kalbëzuar në zyra’

Siri, dorëzohet komisioni i ONU: ‘Mijëra të vdekur në 20 ditë, trupa të kalbëzuar në zyra’

Publikuar më: 14:47 12-03-2018

Guta Lindore është në gjendje alarmante të një shkatërrimi masiv. Dëmtimet janë gjithandej ku ka trupa të pajetë brenda në zyrat e institucioneve të shembura.

“Kur kemi ardhur për të sjellë ndihmat, banorët kanë dalë nga strehat e tyre nëntokësore dhe nuk po ju besoja syve për atë që pashë.

Shikoja fytyra të zbehta fëmijësh që paraqisnin shenja të një masakre të madhe. Janë të traumatizuar nën frikën e bombardimeve që nuk dihet se çfarë do të sjellin”, shprehet Sajjad Malik përfaqësuesi në Siri i Komisionit të Sigurisë të ONU për refugjatët.

Malik ka hyrë të hënën e kaluar në Douman, kryeqendra e Gouttas Lindore, e cila ka një javë nën bombardimet e artilerisë Siriane.

Dëshmia e Sajjad Malik konfirmon situatën e ndjerë e cila ka përfishrë me dhunë banorët e zonës.

Në jetën time nuk kam parë fytyra kaq të frikësuara”, nënvizon komisionari i ONU për refugjatët.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275