INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SIRI: Assad shpall datën e zgjedhjeve parlamentare

SIRI: Assad shpall datën e zgjedhjeve parlamentare

Publikuar më: 10:04 23-02-2016

Zgjedhjet parlamentare në Siri do të mbahen në 13 prill, bëri të ditur në një deklaratë presidenti i vendit, Bashar al Assad.

Në Siri, zgjedhjet e përgjithshme zhvillohen çdo katër vjet. Ato të fundit i përkasin vitit 2012.

Njoftimi i datës së zgjedhjeve vjen pak orë pasi Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan me anë të një deklarate të përbashkët armëpushimin në Siri, i cili hyn në fuqi që nga data 27 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, theksoi se marrëveshja nuk përfshin grupet terroriste si ISIS apo Al-Nusra.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215