INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas gazetës prestigjioze, fituesi i “Topit të Artë” është Cristiano Ronaldo[FOTO]

Sipas gazetës prestigjioze, fituesi i “Topit të Artë” është Cristiano Ronaldo[FOTO]

Publikuar më: 13:46 10-11-2018

Tuttosport është gazeta torineze, e cila si kryeartikull kishte Cristiano Ronaldo-n. Gazeta italiane lavdëron portugezin dhe e “kurorëzon” atë me çmimin e “Topit të Artë” pa qenë e nevojshme që të shpallet zyrtarisht nga “France Football”.

Lojtari i Juventusi-t ka bërë një paraqitje fantastike me ekipin deri më tani: 14 ndeshje zyrtare, 8 gola (duke përfshirë tre kryeveprat ndaj Udinese, Empoli dhe Manchester United) dhe 6 asiste. Juventus-i ndodhet në vendin e parë në kampionat dhe në grupin e Champions League.

Ndërkohë që rivali i tij më i madh Luka Modric është lënë disi në harresë, për shkak edhe të perfomancave të dobëta kohëve të fundit. 15 ndeshje, asnjë gol, 1 asist. Dikush mund të thotë se ky është derivat i situatës jo të mirë të krejt Real Madridit, i cili ndryshoi edhe trajnerin. Por, për torinezen “Tuttosport”, llogaritë bëhen përmes shifrave, jo në ajër.

Gjatë Botërori-t, Modric arriti ta dërgonte ekipin e tij deri në finale, ndërsa Ronaldo u s’kualifikua në fazën e grupeve, por ai shënoi një numër të konsiderueshëm golash.

Nëse çmimi i “Topit të Artë” ka parasysh performancën e një futbollisti gjatë 12 muajve, Ronaldo e tejkalon në masë të madhe Modricin fenomenal.

tuttosport.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881