INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sinoptikanët parashikojnë MOT me surpriza sot: Nuk do të mungojnë reshjet e shiut as...

Sinoptikanët parashikojnë MOT me surpriza sot: Nuk do të mungojnë reshjet e shiut as...

Publikuar më: 12:30 24-12-2018

Kthjellimet dhe vranësira të lehta do dominojnë pjesën e parë të ditës në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta do të paraqiten në zonat malore duke rrezikuar reshje shiu e dëbore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas IGJEUM, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -3°C mëngjesi deri në 17 °C maksimumi në rang territori. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227