INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sinoptikanët: Moti merr kthesë në mesjavë, ja çfarë na pret në Maj

Sinoptikanët: Moti merr kthesë në mesjavë, ja çfarë na pret në Maj

Publikuar më: 21:15 30-04-2018

Moti duket se merr një kthesë të papritur nga mesi i kësaj jave. Sinoptikanët kanë parashikuar se Maji do të rikthejë reshjet e shiut, të cilat do të na shoqërojnë deri në mesin e muajit.

Sipas Meteoalb, deri në mesjavë moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit por kryesisht në zonat Lindore. Pjesa e dytë e javës sjell fuqizim të vranësirave në Shqipëri si edhe shira më të konsiderueshëm; ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten ndërsa e premtja dhe në vijim do ketë rënie me 2 – 3°C të vlerave termike; maksimumi pritet të shënojë 27 – 28°C.

“Ajo çfarë vihet re është prezenca e vranësirave dhe e shirave të paktën deri nga data 12-13 Maj. Presim që shirat të jenë prezentë herë pas here”, tha sinoptikanja për Tv Klan.

Megjithatë për muajin Maj, sinoptikanët thonë se do të jetë muaj i ngrohtë dhe me temperatura pak mbi normalen.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447