Sindi do të rikthehet në ekran me një emision të sajin. Kështu është shprehur ish-konkurrentja e "Përputhen", e ftuar në emisionin "N'Kosovë show". Sindi tregoi se është zhvendosur në Prishtinë bashkë me motrën e saj pasi po punon për të sjellë një emision dashurie.
"Meqënëse kam qenë një pjesëtare e një emisioni dashurie në Shqipëri, kam dashur të sjell një version ndryshe të një emisioni dashurie në Kosovë. Dua të jetë një emision dashurie që dëshmon shumë gjëra ndryshe nga gjithë emisionet e tjera të dashurisë. E kam në plan, por çdo gjë ka atë kohën e vet", tha Sindi.