INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria ‘online’, hyjnë në fuqi normat e reja të BE-së, gjobat që paguhen

Siguria ‘online’, hyjnë në fuqi normat e reja të BE-së, gjobat që paguhen

Publikuar më: 13:14 25-05-2018

Që prej ditës së sotme hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave në botën virtuale.

Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave i jep qytetarëve të unionit më shumë të drejta për mënyrën se si përdoret informacioni i tyre personal.

Kompanitë që punojnë në BE tani duhet të marrin leje mjaft të qartë nga përdoruesit për të mbledhur informacionet e tyre personale, ose do të përballen me gjoba të rënda.

Dhe nëse nuk e respektojnë një rregull të tillë gjobat arrijnë deri në 20 milionë euro dhe në rastin e Facebook do të ishin 2 miliardë euro.Rregullorja e  e mbrojtjes së të dhënave është një përpjekje e ligjvënësve evropianë që të kufizojnë fuqinë e kompanive të teknologjisë.

Sipas saj , çdo qytetar i BE-së ka të drejtë të shohë se çfarë informacioni kanë për të kompanitë dhe ta fshijë këtë informacion. Rregullat e reja kanë të bëjnë jo vetëm me grumbullimin e të dhënave, por edhe me shitjen dhe shfryëtzimin e tyre për marketing. 

Rregullorja e përbërë  nga 99 artikuj synon të garantojë  mbrojtjen maksimale për minorenët.

Të rinjtë deri në moshën 16-vjeçare që do të përdorin shërbimet online  do të duhet të kenë aprovimin e prindërve.Analistët thonë se pritet një fluks i madh ankesash nga përdoruesit që në ditët e para të rregullores së re.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727