INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria në rrugë, iluzione optike për të ngadalësuar shpejtësinë

Siguria në rrugë, iluzione optike për të ngadalësuar shpejtësinë

Publikuar më: 16:22 06-05-2016

Siguria në rrugë kërkon masa të tjera alternative. Dhe kjo vjen nga India. Rreth një dekadë më parë, interneti pushtua nga pikturat e artistëve në trotuare me skena që dukeshin si 3D. Këtë herë, Ministri i Transporteve në Indi, Nitin Gadkari, ka në plan të aplikojë të njëjtën teknikë për t’i bërë rrugët më të sigurta. Autoritetet kanë pikturuar iluzione optike në rrugë në mënyrë që shoferët e rrezikshëm të ngadalësojnë shpejtësinë. Ministri i Transporteve në Indi tha se sidomos ndryshimi i vijave të bardha “tradicionale” në 3D është mjaft efektiv, pasi i bën ato të dukshme, madje krijon idenë edhe të pengesave në rrugë. Ai shtoi se kjo risi është testuar tashmë dhe duket se ka dhënë efektin e pritshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762