INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Siguri për fëmijët alergjikë! Në një furgon mësoni të përgatisni vetë produkte kozmetike [VIDEO]

Publikuar më: 10:58 26-07-2019

Të gjithë jemi të shqetësuar për produktet që përdorim qoftë ato që konsumojmë apo edhe produktet kozmetike. Jemi të shqetësuar për përbërjen e tyre dhe ndikimet që kanë në trupin tonë por edhe në mjedis. Dhe zgjidhja më e mirë është që produkte të tilla t’i mësojmë ti bëjmë vetë.

Një sfidë të tillë shkruan Euronews e ka ndërmarrë një çift në Belgjikë të cilët thjesht në një furgon u mësojnë njerëzve si të bëjnë vetë produkte kozmetike ekologjike.

 Çifti i furgonit të titulluar Alma Sana, organizon work-shops në të gjithë Belgjikën, duke shpalosur idetë e tyre tek njerëzit se si të bëjnë produkte shtëpiake dhe kozmetike me një listë përbërësish tërësisht ekologjikë.

Formula citon Euronews përmban bikarbonat, bikarbonat natriumi, vajra esenciale, si dhe savon noir – një material i lëngshëm i biodegradueshëm, pa shtues që rezulton nga sapunifikimi (konvertimi i yndyrës në sapun) të vajrave vegjetale si vaji ulliri ose liri. Dhe së fundmi janë pikat e vajrave esenciale të agrumeve ose vajit të qumështit dhe kështu detergjenti i larjes së pjatave është gati për përdorim nëpër shishe me përbërje të ricikluar.

Pjesa më e madhe e ‘klientelës’ janë me fëmijë të vegjël, për arsye të alergjive dhe intolerancave ndaj produkteve tradicionale të pastrimit.

“Prindërit e tyre po kërkojnë zgjidhje alternative, produkte që nuk kanë parfum, pa shumë kimikate brenda dhe që janë aq të natyrshme sa të jetë e mundur. Përdorimi i produkteve jo toksike në prani të fëmijëve alergjikë është me shumë rëndësi. Ne jemi shumë të kujdesshëm, ne ndjekim një sërë udhëzimesh që nuk na lejojnë të përdorim produkte kimike të dëmshme për lëkurën dhe për përdorim të përditshëm. Kur pastrojmë tryezat përdorim disa sapunë specifikë që janë më eko-miqësore se të tjerët, sepse ne jemi përgjegjës për fëmijët dhe jetën e tyre” shprehet njëra nga themelueset.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828