INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Si u ndjeve kur tradhtove?''/ Iliri ka diçka për t’i thënë Donaldit për Borën dhe Beatrixën

''Si u ndjeve kur tradhtove?''/ Iliri ka diçka për t’i thënë Donaldit për Borën dhe Beatrixën

Publikuar më: 18:37 02-02-2022

Einxhel dhe Iliri kanë biseduar së fundmi rreth Donaldit. Iliri ka kujtuar momentin kur Donaldi e ka pyetur si është ndjerë kur ka tradhtuar gruan. Balerini është shprehur se ka pasur në majë të gjuhës një përgjigje që do e dërrmonte, por ai e ka kursyer. Ai ka pasur ndërmend t’i kthehej duke i përmendur marrëdhënien me Bora Zemanin, e më pas me Beatrixin pas një kohe të shkurtër.

“Kur janë hapur temat që vëllai i madh na dha pasi erdhi Antonela, më tha si u ndjeve kur tradhtove gruan. Ndoshta nuk ishte aq e rëndë sa ajo që tha ai por unë do e pickoja shumë fort. Është gjëja më e rëndë që unë i kam kursyer atij, se unë e kisha gati një shprehje, ose një përgjigje. Gjithsesi unë do ta pickoja shumë fort po t’i kujtoja një moment që ka jetuar këtu e pas dy javëve ka bërë një gjë tjetër, do e dërrmoja", ka thënë Iliri.

 

Article Logic
Execution time: 0.003046989440918