INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ti shpëtosh jetën dikujt që po mbytet? Ja çfarë duhet të bësh

Si ti shpëtosh jetën dikujt që po mbytet? Ja çfarë duhet të bësh

Publikuar më: 17:49 05-08-2017

Numri i pushuesve që kanë humbur jetën ndërsa laheshin në det është rritur. Sezoni i verës është shoqëruar me jo pak raste të mbytjeve të pushuesve në plazhe. Pushues të të gjitha moshave janë mbytur dhe këto tragjedi mund të ishin shmangur nëse viktimave do t’u ishte dhënë ndihma e duhur. Për tu ardhur në ndihmë plazhistëve dhe konkretisht atyre jeta e të cilëve është në rrezik duhet të dimë se çfarë të bëjmë në të tilla raste. Më poshtë është guida me hapat e njëpasnjëshëm që dikush duhet të bëjë në rast se sheh dikë duke u mbytur.
1.Lajmëro
Një i rritur mund të rezistojë deri në tre minuta në ujë nëse është duke u mbytur, por për një fëmijë kjo kohë është më pak se 30 sekonda. Ndaj lajmëroni sa më shpejt rojen e plazhit, policinë si dhe pushuesit e tjerë që mund t’i vijnë në ndihmë.
2.Merr masa
Nëse pranë jush gjenden objekte pluskuese si kamerdare, hidhini ato drejt personit që po mbytet në mënyrë që të stabilizohet.
3.Afrohu
Nëse personi që po mbytet është në thellësi, gjeni një mjet lundrues që t’i afroheni, duke bërë kujdes që të mos e godisni. Tregojini që të mbahet pas mjetit dhe më pas mund ta ndihmoni të ngjitet në të ose ta shoqëroni në atë mënyrë deri në breg.
4.Nëse s’ka rrugë tjetër

Të shkosh me not për të ndihmuar dikë që po mbytet duhet të jetë zgjidhja e fundit, ku s’ka mbetur asnjë rrugë tjetër. Kjo pasi për të shpëtuar dikë në këtë mënyrë duhet trajnim paraprak duke qenë se është shumë e rrezikshme. Një person që është duke u mbytur bëhet i dhunshëm dhe në përpjekje për të shpëtuar, mund të tentojë të ngjitet mbi shpëtuesin dhe ta mbysë atë. Gjithsesi, nëse iu duhet të shkoni me not, merrni një peshqir me vete, ose një objekt tjetër që viktima të mund të kapet dhe ju ta tërhiqni gradualisht duke mbajtur distancën që ju jep siguri.
5.Pas nxjerrjes nga uji
Jepini viktimës ndihmën e parë. Matni pulsin dhe nëse ai merr ende frymë, sigurohuni që i ka të lira rrugët e frymëmarrjes. Nëse ai nuk merr frymë, performoni një masazh kardiak. Nëse nuk e dini si ta bëni këtë, prisni derisa dikush që është i aftë të vijë dhe ta bëjë.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041