INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale

Si të zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale

Publikuar më: 20:09 01-04-2016

Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve. Por para se t’i drejtohemi dentistit për zbardhjen e dhëmbëve, e cila shpesh mund të jetë edhe e dëmshme, mund ta bëjmë diçka të tillë edhe në kushte shtëpie. Duhet të mësohemi ti themi jo ilaçit për zbardhjen e dhëmbëve që mund të gjejmë në farmaci dhe të përdorim produkte të ndryshme shtëpiake si;

Soda e bukës

Soda e bukës njihet si një prej produkteve me më efekt për zbardhjen e dhëmbëve. Përdorimi është shumë i thjeshtë, në vend të pastës së dhëmbevë në brushë vendoseni një sasi të sodës së bukës, por sigurohuni se soda të jetë e lagur sepse nëse është e terur mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Pasi t’i fërkoni dhëmbët shpërlajeni gojën me më shumë ujë sesa që e shpërlani pas largimit të pastës.

Luleshtrydhja

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminën C, një vitaminë që ju ndihmon që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Këtë metodë mund ta aplikoni duke shtrydhur disa luleshtrydhe, lëngun e të cilave mbajeni per 2-3 minuta në gojë.

Limoni

Limoni në përbërjen e tij ka një “pluhur zbardhues” prandaj shumë njerëz e përdorin për zbardhjen e dhëmbëve. Në një gotë shtrydhni një limon dhe në këtë lëng shtoni pak krip, këtë masë lëreni të "pushojë" pak. Pastaj shpërlajeni gojën për 3-5 minuta.

Lëkura e bananes

Kjo lëkurë është e pasur me magnez dhe kalium, këta dy përbërës largojnë njollat e dhëmvëve në smalt. Për të pasur efekt kjo metodë thjeshtë fshini dhëmbët dy herë në ditë me lëvorën e babanes për 3-5 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832