INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shkarkoni foto nga Instagram pa i bërë screenshoot dhe pa përdorur asnjë aplikacion

Si të shkarkoni foto nga Instagram pa i bërë screenshoot dhe pa përdorur asnjë aplikacion

Publikuar më: 12:14 23-12-2018
Zbulimi gjatë javës së kaluar që Facebook ka qenë duke ndarë atë që bëni në këtë faqe me kompani të tjera si Microsoft dhe Amazon, ka bërë që një numër prej nesh të fillojnë të mendojmë (ndoshta jo për herë të parë) fshirjen e Facebook dhe aplikacioneve të tjera në pronësi të kompanisë si Instagram dhe WhatsApp. Por nëse fshini profilin e Instagram, fotot tuaja shkojnë së bashku me të. Kjo ama, nëse nuk i shkarkoni ato fillimisht. Shkarkimi i fotografive të Instagram-it dhe krijimi i një kopje rezervë diku është një ide e mirë në përgjithësi, edhe nëse nuk po e konsideroni duke e lënë platformën. Kjo, nëse po mendoni të largoheni atëherë është diçka që patjetër doni të bëni duke mos përdorur gjithashtu metodën screenshoot e cila harxhon kohë dhe ul cilësinë e fotove. Ja se si ta bëjmë këtë: Së pari, nisi aplikacionin Instagram në telefonin tuaj dhe pastaj shkoni në butonin e profilit në anën e djathtë të poshtme të faqes. Prej atje, prek lehtë mbi butonin Menu (tre rreshtat e vendosur në krye të njëri-tjetrit) në krye të djathtë të ekranit dhe zgjidhni "Settings" Në mes të menysë, do të shihni një listë për "Download Data. Zgjidheni atë dhe më pas do të fillojë proçesi. Shkarkimi nuk do të ndodhë në çast. Në vend të kësaj, Instagram do t'ju dërgojë email kur fotot tuaja janë zyrtarisht gati për tu shkarkuar dhe do të përfshijë një lidhje për ju për t'i kapur ato. Procesi mund të zgjasë deri në 48 orë, kështu që duhet të prisni pak.
Instagram Banner
Pasi të keni gjithçka të shkarkuar, mund ta fshini lirisht llogarinë tuaj pa u shqetësuar se do të humbni një foto të preferuar.©️insmart.al
Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668