INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të prezantojmë dy mace

Si të prezantojmë dy mace

Publikuar më: 18:15 18-06-2016
Kushdo që ka një mace në shtëpi i vjen një moment në jetën e tij ose të saj që do të marrë edhe një mace tjeter. Nëse mendoni se mjafton vetëm të merrni një mace dhe ta çoni atë në shtëpi e keni shumë gabim.
Macja juaj e vjetër do të jetë shumë e revoltuar nga ky veprim. Por ka disa hapa shumë të thjeshtë që duhet të ndiqni për të patur një bashkëjetësë paqësore.
 
1. Kur sillni macen e re në shtëpi sigurohuni që macja e vjetër mos të ketë kontakt vizual me të. Caktojini një dhomë maces së re ku do të rrijë për një ditë. Pas asaj dite vendosni macen tuaj të vjetër në dhomën ku ishte macja e re dhe lini macen e re që të eksplorojë shtëpinë. Në këtë mënyrë ato do të fillojnë të studiojnë dhe mësohen me aromën e njëra-tjetrës.
 
2. Caktoni të njejtin orar për macet që të ushqehen. Vazhdoni të mbani macen e re në një dhomë dhe vendosini tasat e ushqimit me distancë një metër nga dera që i ndan ato. Në këtë mënyrë ato lidhin një eksperiencë positive, siç është ushqimi, me aromën e njera-tjetrës.
 
3. Pas disa ditësh provoni sërish ushtrimin me ushqimin, por kësaj here me derën hapur. E mira do të ishte të vendosnit një gardh ose një barrierë në mënyrë që macet të kenë vetëm kontakt vizual dhe jo të kenë kontakt fizik me njëra-tjetrën. Mbani një perde ose peshqir në mënyrë që edhe kontaktin vizual ta kenë në minimum.
 
4. Vlerësoni situatën. Nëse e shihni që macet janë më të fokusuara te ushqimi se sa te njëra-tjetra ka ardhur moment që të jenë bashkë në një dhome. Sigurohuni që të keni kutinë e transportit pasi aty do e vendosni macen e re si fillim, ndërkohë që macja e vjetër është e lirë nëpër dhomë. Ditën tjetër ndryshojini vendet.
 
5. Kur të vendosni se ato do jenë të lira në të njejtën dhomë duhet të jeni gjithë kohës duke i mbikqyrur. Provoni të bëni sa më shumë lojra me to në mënyrë që të kenë një eksperiencë sa më pozitive me njëra-tjetrën.
 
Mos u demoralizoni nëse gjerat nuk shkojnë mirë. Ky është një process që mund të zgjasi me muaj dhe nuk arrihet brenda një jave. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë shkoni disa hapa mbrapa derisa macet të jenë gati.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781