INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kuptoni një sherr të rëndomtë në çift nga një që mund t'ju çojë në ndarje

Si të kuptoni një sherr të rëndomtë në çift nga një që mund t'ju çojë në ndarje

Publikuar më: 12:05 11-01-2017

Kur bëhet fjalë për sherre, çdo gjë ndryshon, edhe sikur lidhja të jetë shumë e fortë.

Mund të varjojë nga disa fjalë të vogla deri në shpërthime, thirrje dhe sharje. Me një fjalë një kaosi vërtetë. Ndonjëherë një zënkë është thjesht një zënke, por në raste të tjera do të thotë se ka ardhur koha të ndaheni. Si të bëjmë diferencën?

Sipas ekspertit të lidhjeve dhe psikologut Dr. Niloo Dardashti, jo çdo grindje është e keqe. Kanjerëz që jetojnë me frikën se pas gridnjes së parë gjërat do të marrin të tatëpjetën. Në fakt jo. Nëse pas një sherri ju arrini të qetësoheni dhe të komunikonit përsëri me njëri-tjetrin kjo do të thotë se keni arritur në një marrëveshje. Grindja në këtë rast është e nevojshme.

Ka dy komponentë të rëndësishëm në një sherr: përmbajtja dhe proçesi.
Përmbajtja i rreferohet asaj për të cilën grindeni (planet për fundjavën, kush do të lajë enët) dhe proçesi që fshihet pas përmbajtjes (të ndjerit i nënvlerësuar, partneri nuk ju dëgjon ose nuk ndiheni më të rëndësishëm për ta).

Nëse grindjet kapin majat atëherë Dardashti sugjeron të identifikoni proçesin duke përdorur këtë strategji: uluni, shikohuni në sy dhe filloni edhe njëherë nga e para ta bisedoni në qetësi. Me një fjalë, komunikimi është çelësi.

Nëse nuk arrini të komunikoni dhe ndiheni përsëri të nënvlerësuar dhe në një farë mënyrë të injoruar edhe sikur të mos keni më sherre të mëdha, atëherë ndoshta ka ardhur koha që kjo lidhje nuk është e shëndetshme për ju.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553