INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kufizoni kohën që harxhoni në ekranet digjitale? Google ka një zgjidhje për ju

Si të kufizoni kohën që harxhoni në ekranet digjitale? Google ka një zgjidhje për ju

Publikuar më: 11:40 29-04-2019

Njerëzit shpenzojnë shumë kohë me telefonat apo Laptopët e tyre dhe kjo për shkak se interneti sot ofron një mori informacionesh dhe aplikacionesh.

Duke pasur parasysh shpenzimin e kohës me pajisjet elektronike, Google ka krijuar aplikacionin e monitorimit të kohës që harxhoni përpara ekranit, të quajtur Digital Wellbeing.

Kush janë disa nga opsionet që ofron ky aplikacion?

Pasi të keni instaluar Digital Wellbeing, e gjeni në menunë Settings.

Ai ju tregon se sa kohë keni shpenzuar në telefonin tuaj dhe cilat aplikacione keni përdorur më së shumti. Përshembull nëse ke një fiksim për Snapchat-in informacioni, do të shfaqet menjëherë në aplikacionin Digital Wellbeing.

Së bashku me kohën të cilën mund ta përzgjidhni për të qëndruar në internet, Digital Wellbeing ka një mënyrë tjetër për të vendosur kufijtë e aplikacioneve.

Zgjidhni Aplikacionet dhe njoftimet nga Settings, klikoni mbi një emër aplikacioni, pastaj zgjidhni sa kohë doni të kaloni në këtë aplikacion. Më pas prekni butonin App Timer për të vendosur limitin tuaj për ditën.

Ky aplikacion ka gjithashtu opsionin Wind DoWn, i cili do t'ju ndihmojë të largoni telefonin tuaj në fund të ditës. Nëpërmjet këtij opsioni ju zgjidhni sa kohë doni të shpenzoni përpara ekranit të telefonit apo tabletit dhe kur kjo kohë të mbushet ekrani juaj do të kthehet në gri, në mënyrë që t'ju tregojë se koha juaj për të qëndruar në rrjete sociale ka përfunduar.

Ky aplikacion është i disponueshëm si për android dhe për iOS.

androiiid.jpg

kohaqe_harxhoni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715