INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të korrigjojmë 5 sjellje negative te qentë

Si të korrigjojmë 5 sjellje negative te qentë

Publikuar më: 18:15 28-05-2016
Zakonisht qentë kërkojnë shumë kohë dhe devotshmëri që të sillen në një mënyrë sa më të mirë brenda dhe jashtë shtepisë. Sigurisht që ata do të sillen në mënyrë instiktive dhe është detyra juaj që t'i korrigjoni ata, por asnjëherë nuk duhet të përdorni dhunën kur i stervisni, pasi në këtë mënyre i mësoni vetëm që të kenë frikë. Mos harroni që qentë janë shumë besnikë dhe falin dashuri të pakushtëzuar kështu që me disa korigjime të vogla që ju mund të bëni, ata do të përpiqen që t'ju bëjnë qejfin gjithmonë. Ja si duhet të korrigjoni 5 sjellje të papërshtatshme të qenit tuaj.
 
Lehje e tepruar
Është normale për qentë të lehin pasi ajo është forma e tyre e komunikimit. Ata mund t'i lehin derës që i troket dikush, kur dëgjojnë një zhurmë të papritur që i tremb ose kur një njeri apo një kafshë tjetër hyn në territorin e tyre. Në këtë mënyre ata ju lajmërojnë ju se dikush po afrohet dhe i tregojnë personit ose kafshës që afrohet që "ky është territori im dhe unë po e mbroj atë". Pavarësisht se qëllimi është i mirë, mund të ndodhë që të bezdisemi nga kjo gjë dhe ju sigurojmë që fqinjët tuaj do të bezdisen akoma më shumë.
Duhet të bëni qenit tuaj të kuptojë se kjo është një sjellje që ju nuk ju pëlqen dhe për ta arritur diçka të tillë ju duhet shumë durim. Kërkoni ndihmën e një miku ose mikeshe që të vijë në shtëpinë tuaj dhe të trokasë. Në momentin që qeni juaj fillon të lehë duhet t'i thoni “JO” dhe të përdorni një snack për t'i tërhequr vëmendjen. Kur ai nuk leh jepini snack-un. Sjelljet pozitive gjithmonë duhet të përforcohen me një snack. Porvojeni sërish dhe gjithë kohës tërhiqini vëmendjen qenit tuaj. Do t'ju duhet ta bëni shumë herë këtë gjë pasi nëse thjesht prisni që t'ju vinë njerëz në shtëpi dhe atëherë ta stërvisni qenin, nuk keni për t'ia dalë kurrë. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe kur dilni. Në momentin që qeni juaj leh në momente të papërshtatshme tërhiqjani vëmëndjen atij. Nëse ai leh shumë kur ju ikni nga shtëpia nuk ka një teknikë që mund ta mesojë që të mos lehë kur ju nuk jeni aty. E vetmja gjë që mund të bëni është ta lodhni shumë para se të dilni.
 
Kafshime gjatë lojës
Një nga mënyrat si qentë eksplorojnë botën është nëpërmjet gojës, sidomos kur janë akoma këlyshë. Zakonisht kur janë të vegjël dhëmbët e tyre të qumështit u dhembin dhe duke kafshuar ata zvogëlojnë dhimbjen. Kur janë akoma të vegjël është edhe kënaqësi kur ata na kafshojnë dorën pasi edhe nofullat nuk i kanë të forta, por nëse kjo sjellje nuk korrigjohet kur të rriten mund të shkaktojë probleme. Duhet bërë e qartë që kur janë këlyshë se kafshimet te njerëzit dhe te kafshët e tjera nuk janë gjë e mirë.
Nëse qeni juaj fillon dhe kafshon duhet të thoni "JO" me zë të larte dhe të sigurt. Në momentin që qeni juaj nuk kafshon më atëherë jepini atij një snack. Gjithmonë përforcojini sjelljet e mira. Bëjeni provë disa herë. Afroni dorën, nëse ai fillon kafshon thuajini "JO" dhe kur ai nuk kafshon jepini sërish snack. Bëjeni këtë veprim deri sa ta kuptojë që nëse nuk kafshon ai përfiton dicka dhe nëse nuk sillet si duam ne nuk fiton asgjë.
 
Përtypja e objekteve që nuk janë të qenit
Një nga arsyet kryesore që qeni juaj mund të përtypë objekte që nuk janë të tij është sepse kanë problemin e dhëmbëve të rinj kur janë të vegjël dhe mund të jenë të mërzitur sepse ju nuk i keni dhënë vëmendjen e duhur. Kjo është një sjellje që duhet korrigjuar që në fillim pasi kur qeni rritet do të jetë shumë e vështirë që të mësohet ndryshe.
Duhet t'i merrni atij lodra për të përtypur që mund t'i gjeni në cdo dyqan kafshësh. Në momentin që qeni fillon dhe përtyp objekte që nuk janë të tij atëherë duhet të bërtisni "JO" dhe në momentin që ai nuk pertyp më t'i jepni snack-un e tij të preferuar. Nëse qeni juaj nuk e heq nga goja objekin që nuk doni ta përtypë mos e tërhiqni objektin pasi ai do ta marrë si lojë. Thjeshtë mbajeni objektin me dorë dhe ai do e lëshoje vetë. Nëse ka disa objekte që nuk doni që qeni t'i kafshojë dhe ju nuk keni si ta ndaloni pasi nuk jeni në shtepi, bëni një solucion me uthull edhe ujë dhe sperkateni ku nuk doni që qeni të afrohet. Qentë nuk i pëlqejnë shijet e hidhura.
 
Ndjekja
Ndjekja është një proçes natyral për qentë pasi mijëra vite më parë ata kanë qëne grabitqarë dhe disa instikte është e vështirë të zhduken. Qentë fillojnë të ndjekin njerëz ose gjëra që i duket se po largohen nga ata si psh. vrapues, çiklistë, motorra ose makina. Ndoshta për disa mund të duket e lezetshme kjo gjë, në të vërtetë është dicka shumë e rrezikshme që vendos jetën e njerzve në rrezik, por gjithashtu edhe të vetë qenit. Shumica e qenve që janë ndjekës nuk mbijetojnë deri në pleqëri. Nëse qeni juaj është një ndjekës do ta keni shumë të vështirë ta mësoni.
Zakonisht kjo lloj sjellje është një formë argëtimi për qenin, si dhe tregon se ai nuk merr stërvitjen dhe vëmendjen e duhur. Shumë qen janë hiperaktivë, kështu që duhet të shtoni sasinë e aktivitetit për të. Përpiquni që të shtoni lojëra të reja për të ose mund të perpiqeni që xhiron e qenit ta bëni në terrene më të veshtira, si psh.të dilni për ecje malore të dy bashkë. Nëse qeni e shfaq këtë sjellje për arsye territoriale ose mbrojtëse atëherë bëni mirë të konsultoheni me një specialist pasi kjo është diçka me të vërtetë e rrezikshme.
 
Kërcimi mbi njerëz
Kur qeni juaj ju hidhet ju ose njerëzve të tjerë rezulton në një sjellje që mund të jetë e turpshme, e mërzitshme dhe e rrezikshme. E keqja më e vogel është që mund t'ju bëj pis. Ndërsa ndër më të mëdhatë është që mund të trembë dikë në rrugë. Kjo është një sjellje që duhet ta korrigjoni sa më shpejt, mundësisht sapo ajo të shfaqet.
Ajo që duhet të bëni është që ta injoroni nëse ai e bën këtë sjellje. Sigurisht është shumë e vështirë të injoroni një qen kur ktheheni në shtëpi të lodhur nga puna dhe ai është aty shumë i lumtur që po ju sheh, por nëse filloni e përkëdhelni e vetmja gjë që bëni është të përforconi këtë lloj sjelljeje. Në momentin që ju ktheheni në shtëpi dhe qeni ju hidhet duhet thjesht ta injoroni, çdo lloj vëmëndjeje si pozitive dhe negative e inkurajon qenin ta bëjë më shumë këtë sjellje. Nëse keni edhe njerëz të tjerë që jetojnë me ju ose që vijne për vizitë lajmerojini ata që të bëjnë të njejtën gjë. Nëse ju e mbani qenin që mos të hidhet kjo gjë e inkurajon sërisht. Do t'ju duhet shumë durim për këtë gjë.
 
Mos harroni që duhet të keni shumë durim që qeni juaj mos t'i bëje këto sjellje dhe duhet të mbani gjithmonë shumë snack.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492