INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kontrollosh makinën nëpërmjet orës inteligjente

Si të kontrollosh makinën nëpërmjet orës inteligjente

Publikuar më: 19:00 28-03-2016

Kompania automobilistike britanike Jaguar Land Rover në “Wearable Technology Show 2016” ka prezantuar një aplikacion të ri të adaptueshëm me orët inteligjente Android Wear.

Ky aplikacion shërben për të kontrolluar në distancë disa funksione të makinës si ajo e klimatizatorit, nivelit të karburantit, apo dhe vetë ndezjes së motorit.
Jaguar F- Pace është makina e parë e grupit që ka përshtatur teknologjinë e re Activity Key, dhe është një aplikacion që punon si për Android Wear edhe për Apple Watch.

Më këtë aplikacion shmanget edhe çelësi fizik i automjetit, të cilin mund ta lini brenda tij dhe të hapni dyert përmes aplikacionit pa patur nevojën ta merrni me vete.
Activity Key funksionon me sistemin InControl Touch Pro me të cilin mund të hysh në aplikacionet e preferuar për smartphone nëpërmjet ekranit me prekje prej 10.2 polsh.

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152