INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kalojmë bukur, pa shpenzuar shumë

Si të kalojmë bukur, pa shpenzuar shumë

Publikuar më: 19:56 12-01-2016
Koha e lirë është një nga gjërat që mezi presim, pasi mbarojmë angazhimet tona. Disa kanë mundësi të shkojnë në vende luksoze dhe disa jo. Secili nga ne zgjedh sipas munësisë ekonomike dhe preferencat janë të ndryshme. Po si mund  të kalojmë bukur, pa shpenzuar shumë dhe të kënaqemi ? Ja disa këshilla:
 
1-Zgjidhni shtëpinë 
Hapësira jonë e lirë mund të kalohet shumë mirë edhe në shtëpi. Nëse në mendje keni  gjelbërimin, mund të qëndroni në kopshtin tuaj dhe të pini diçka, duke hequr mendjen nga  rutina e ditës.  Për ju që nuk keni një të tillë, shtoni lulet në ballkonin tuaj, duke e zbukuruar më shumë  pamjen  e  shtëspisë suaj.
 
2- Ftoni miqtë e ngushtë për piknik
Ndoshta të konsumoni  jashtë nje drekë, apo darkë, mund të jetë e kushtueshme, prandaj  një piknik do ishte ide fantastike. Duke i blerë vet  produktet  që na nevojiten, do kënaqemi  pa harxhuar shumë.
 
3- Vizitoni të afërmit tuaj
 Në ditët e sotme, jeta është bërë shumë e zënë dhe njerëzit po shihen më rrallë me njeri-tjetrin, sidomos me të afërmit. Ku ka më mirë sesa  të takosh gjyshërit, ose pjesëtarë të tjerë të familjes dhe të mbushesh plot dashuri?  Nuk duhet t’i harrojmë ata dhe një pjesë të kohës sonë, t’ja dedikojme atyre.
 
4- Përdorni biçikletën
Personat që përdorin makinën, e kanë marrë parasysh që ajo të harxhon më shumë. Një nga mënyrat më të lehta për të shkuar diku, jo shumë larg është të merrni biçikletën.Kjo gjë do ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe mbi të gjitha do harxhoni më pak.
 
5-Vizitoni me detaje vendin ku jetoni
Ndoshta ju nuk e kini parë të gjitha bukuritë e vendit ku jetoni. Vetëm ose me miq shkoni të zbuloni vende që mund të jenë vërtet interesante.
 
Article Logic
Execution time: 0.003957986831665