INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet gjinia e bebes që po presin Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Zbulohet gjinia e bebes që po presin Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Publikuar më: 13:28 30-04-2020

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se çifti i njohur, Gigi Hadid dhe Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja 25 vjeçare mësohet se është shtatzanë për herë të parë dhe është plot 5 muajshe.
Së fundmi, fansat e dyshes mendojnë se ata e kanë zbuluar padashje gjininë e foshnjes gjatë festës së ditëlindjes së 25 vjetorit të Gigit.

Fansat kanë vënë re disa çanta dhuratash, ku në një çantë ngjyrë rozë shkruhej “Përshëndetje vogëlush/e”, një çantë që Bella Hadid, motra e Gigi, e kishte mbuluar me një emoji. 

gkert.jpg

 

Shenjat ishin mëse të dukshme, pasi dhuratat, fjongot dhe tollumbacet e shumta ishin vetëm në dy ngjyra: rozë dhe blu.

Për të gjithë kuriozët, burime për “ET” kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës që do të vijë në jetë. Gigi dhe Zayn do të bëhen me një vajzë, e cila jemi të bindur që do të jetë ylli i ri i ekranit!

Çifti i njohur janë izoluar në fermën e familjes së Gigit në Pennsylvania. Pritet që fjalët për shtatzaninë të konfirmohen nga vet dyshja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873