INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Si të fitoni para nga Instagrami vetëm me një click

KafeIN/ Si të fitoni para nga Instagrami vetëm me një click

Publikuar më: 13:56 19-06-2018

Sot në KafeIN u njohëm me një mënyrë shumë të thjeshtë për të fituar para. Aplikacioni Instagram është i pranishëm në çdo moment të jetës tonë, aq sa është bërë dhe model i stilit të jetesës. Por, për aq kohë sa e përdorni, keni menduar ndonjëherë se mund të nxirrni fitime nga kjo gjë?

Çdokush nga ne mund të provojë të nxjerrë fitime nga ky aplikacion, por si fillim duhet të ndjekë disa kushte. FIllimisht, ju duhet të keni të paktën 5,000 followers në profilin tuaj dhe postimet tuaja të arrijnë të paktën 500 like. Në qoftë se ju i plotësoni këto dy kushte, atëherë ju jeni gati për të pritur kërkesa bashkëpunimi nga kompanitë ndërkombëtare. Dhe ajo cfarë duhet të bëni është vetëm të logoheni në website si psh www.grapevinelogic.com ose www.famebit.com .

Ndërsa për personat që nuk kanë 5,000 followers ka një shans të dytë. Bio juaj në Instagram duhet të ketë këto karakteristika: profesioni dhe emaili juaj. Në qoftë se ju ndiqni këto hapa, të jeni të sigurt që në kutinë tuaj të mesazheve do të keni emailet e para nga kompanitë ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826