INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të digjni 800 kalori në 3 minuta...nëse duroni -140 gradë!

Si të digjni 800 kalori në 3 minuta...nëse duroni -140 gradë!

Publikuar më: 14:29 29-08-2016

Ekzistojnë metoda të ndryshmë kur vjen puna për të rënë në peshë, por ju që nuk i keni qejf më tradicionalet dhe të lodhshmet, bëni mirë të merrni shënime mbi një trend të ri.

Një trajtim për të gjithë trupin, i denjë për t’u futur në filmat fantashkencë, po fiton gjithmonë e më shumë popullaritet në Australi. Por jo vetëm kaq, pasi metoda e re mund të përdoret edhe si trajtim mjekësor në mënyrë që trupi të rekuperojë nga dëmtime apo probleme të ndryshme. Bëhet fjalë për krioterapinë, e cila stimulon përgjigjen e trupit ndaj të ftohtit në mënyrë që të zvogëlojë fryrjet dhe inflamacionin. Vetëm se ka një problem të vogël, do t’ju duhet të duroni temperaturat e ulëta që shkojnë deri në -140 gradë. Kjo metodë përdor nitrogjen kriogjenik i cili ul temperaturën e lëkurës me 30 deri në 50 gradë, dhe ia del të djegë 800 kalori në vetëm 3 minuta. Trajtimi në fjalë nuk është i panjohur pasi është përdorur shpesh nga atletët, të cilët pretendojnë se i shpejton rekuperimet nga dëmtimet. Ia vlen ta provoni, nëse jua mban!

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559