INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si rrallë herë, Ermal Mamaqi bëhet serioz për këtë arsye emocionuese [FOTO]

Si rrallë herë, Ermal Mamaqi bëhet serioz për këtë arsye emocionuese [FOTO]

Publikuar më: 19:22 10-05-2017

Edhe Ermal Mamaqi di të jetë serioz!

Nuk na ndodh shpesh ta shohim serioz dhe pa doza humori Ermalin, pasi ai sigurohet që në çdo ambient ku ndodhet të lëshojë ndonjë batutë. Por së fundmi ai na ka treguar dhe anën e tij serioze.

Komediani i njohur ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën tregon përkujdesjen që kanë kafshët me njëra-tjetrën duke i marrë ato si shembull për marrëdhënien e njerëzve.

Krahas fotos së hedhur në facebook Ermali shkruan: “Lum ai që kupton se e rëndesishme është mënyra si dashuron, dhe jo kë dashuron. Është me kë e shpenzon jetën, dhe jo kë njeh. Është për gjërat që bën, dhe jo për gjërat që thua. Kto të bëjnë ai që je…”.

Mesa duket ka vendosur të përcjellë një mesazh duke marë si shembull kafshët.

Article Logic
Execution time: 0.0042400360107422