INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si reagoi Selena Gomez kur u ndesh në të njejtin restorant me Hailey Baldwin?

Si reagoi Selena Gomez kur u ndesh në të njejtin restorant me Hailey Baldwin?

Publikuar më: 17:29 13-01-2020

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Selena Gomez është parë së fundmi të ndeshet me në të njëjtin restorant me modelen Hailey Baldwin.

Kjo e fundit ka qenë e shoqëruar nga dy mikesha të saj, Maeve Reilly dhe Madison Beer e cila gëzon shoqëri gjithashtu dhe me Gomez. Pas këtij momenti ndjekësit e vajzave kanë lënë një sërë komentesh negative në rrjetet sociale, duke ju drejtuar ashpër Madison.

Selena nuk ka mundur të qëndrojë pa reaguar duke theksuar se të gjitha komentet dhe reagimet në rrjet e kanë bezdisur.

“Është e shpifur t’i lexosh të gjitha këto. Më vjen keq dhe jam e zhgënjyer nga fakti që njerëzit arrijnë t’i flasin dikujt në këtë mënyrë. E njoh Madison që fëmijë dhe e kam parë të rritet dhe të bëhet femra që është sot. Nuk ka asnjë problem në këtë mes”, ka përfunduar Gomez në postimin e saj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë artistja publikoi albumin e saj më të fundit muzikor të titulluar ‘Rare’.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328