INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si reagoi Ronela Hajati pasi pa lajmet për lidhjen e Young Zerkës dhe bjondes seksi? E zbulon këngëtari [FOTO]

Si reagoi Ronela Hajati pasi pa lajmet për lidhjen e Young Zerkës dhe bjondes seksi? E zbulon këngëtari [FOTO]

Publikuar më: 23:29 13-12-2019

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në showbizz-in shqiptar dhe pse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje.

Shpesh të dy artistët lënë për t'u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gjithmonë i janë shmangur pyetjeve për njëri-tjetrin nëpër intervista.

Por pak kohë më parë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Young Zerka ishte në një lidhje me një modele bjonde.

Ata u fotografuan të dy në një pishinë dhe shfaqeshin mjaft të afërt.

Fotot bënë menjëherë xhiron e rrjetit dhe dyshimet u shtuan edhe më shumë kur dyshja u pa edhe në vendlindjen e Zerkës, Korçë.

auto_-640-0-5d8dfeb82f1f61569587893.jpg

Megjithatë pasi Zerka publikoi klipin e këngës “Money” u zbulua se modelja bjonde ishte thjesht pjesë e klipit dhe mes tyre nuk kishte asnjë gjë!

Por çfarë mendoi Ronela pasi lexoi lajmet?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë Young Zerka në emisionin “Mirage” këtë të premte.

Ai tregoi se Ronela thjesht buzëqeshi duke ruajtur qetësinë.

-785-0-5cc464d101a12.jpg

Kujtojmë se Young Zerka pak a shumë pranoi lidhjen me Ronela Hajatin.

“E përmenda shpirtin tim binjak. Patjetër. Të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit. Key Menagement with the Key Heart. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë, jemi te i njejti çelës bashkë, Key Menagement”, deklaroi ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026519298553467