INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Si po shkon jeta nën një çati? Selin Bollati flet pa filtra për lidhjen me DJ Gimbon!

Si po shkon jeta nën një çati? Selin Bollati flet pa filtra për lidhjen me DJ Gimbon!

Publikuar më: 13:25 31-07-2026

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka ndarë detaje nga historia e saj e dashurisë me DJ Gimbon, romancë që lindi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste në emisionin “Pushime on Top”, balerina u shpreh se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi komunikimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se nuk e kanë përjetuar kurrë si një lidhje tradicionale.

“Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e kemi thënë edhe më parë, edhe pse shpesh është keqkuptuar nga publiku”, deklaroi Selin.

Ajo shtoi se mënyra si e kanë ndërtuar lidhjen i veçon nga shumica e bashkëmoshatarëve të tyre.

“Mendoj se nuk i përkasim mënyrës sesi gjenerata jonë i jeton marrëdhëniet. Sot gjithçka duket më e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë, ndërsa ne kemi gjetur ekuilibrin tonë dhe jemi shumë mirë bashkë”, u shpreh Bollati.