INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si përfundoi kjo dhi këtu?

Publikuar më: 10:11 30-03-2016

Të gjithë kemi dëgjuar se ekipet e emergjencave kanë shpëtuar një mace të ngecur në pemë, apo zogj me krahë të thyer, por ky operacion shpëtimi ishte pak më i komplikuar.

Një skuadre i është dashur të shpëtonte një dhi, të cilat i kishin ngelur brirët në telat e telefonit. Ngjarja ka ndodhur në një kodër, afër një rruge në Greqi.

Brirët i kishin ngecur në tela dhe nuk dihet ende se si ishte ngjitur dhia deri atje lart. Fillimisht skuadra nxorri shkallët nga makina, por nuk kishin se ku ti mbështesnin. Por më pas ata i përdorën shkallët për të nxitur kafshën të ngjitej tatëpjet kodrës, siç dhe mendohet të ketë zbritur.

Katër burra mbajtën shkallën ku ishte kapur dhia, ndërsa dy të tjerë e prisnin në majë të kodrës për ta tërhequr me litar.

Enigmë mbetet ende se si kishte përfunduar ajo aty.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383