Ish-banorja e Big Brother Italia, Giulia Salemi shkaktoi zhurmë të vërtetë pak kohë më parë me veshjen e saj në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias.
Ajo dukej krejtësisht e zhveshur nga mesi e poshtë duke shkaktuar kritika të forta në media.
Në një prononcim nëna e saj Fariba Tehrani shpjegoi se pas asaj shfaqje publike e bija kishte humbur dy punë dhe ishte prekur shumë nga kritikat.
“Pasi përfundoi transmetimi, unë fillova të shoh komentet dhe u trondita shumë. Madje ishin edhe gazetarë të njohur ata që na sulmuan”, shprehet ajo.
Giulia Salemi ka qenë pjesëmarrëse e Big Brother Italia 2017 dhe ka marrë pjesë në disa role në filma. Nëna e saj u shpreh se jeta e së bijës ka ndryshuar shumë. Ajo është tërhequr për pak kohë nga jeta publike.
 
							 
							 
							 
							 
					![Si ndryshoi jeta e ish-banores së Big Brother pasi u zhvesh [FOTO] Si ndryshoi jeta e ish-banores së Big Brother pasi u zhvesh [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/01bf76a949914cbd5a2462b5ff27db53_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





