INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mori fund miqësia? Noizy foli për sherrin me të, por DUDA habit me veprimin e tij: Sa ke qenë me GG…

Si mori fund miqësia? Noizy foli për sherrin me të, por DUDA habit me veprimin e tij: Sa ke qenë me GG…

Publikuar më: 13:32 16-09-2020

Noizy i ftuar në emisionin "Ndërrimi i Natës" ka folur për mardheniet me reperin Duda me të cilin dy vitet e fundit i ka prishur marrëdhëniet.

"Me Dudën jam si ai pjestar i familjes që të bie dhe ske ku e çon. Sido që të shkojë vëllai mbetet vëlla. Nuk prishemi më Dudën. Po është e vërtet që kemi pasur hatërmbetje me njëri-tjetrin por shpresoj dhe besoj se do i rregullojmë. Do vijë një ditë që do takohemi dhe do sqarohemi ska ku të shkojë se jemi shumë të afërt. Janë ca gjera që gjera që nuk mund të ndryshojnë te ne kurrë. Jemi rritur dhe i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit, përfundoi Noizy.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh gjithashtu se një pjesë të sherreve të tij i ka ngaqe ka qenë shok me Dudën dhe siç duket kjo gjë si ka pëlqyer reperit të njohur Kosovar i cili ka reaguar në Instastory para se të shfaqej intervista e plotë.

Me anë të një shkrimi në Instagram, Duda ka reaguar duke thënë: “Sa ke qenë me GG nuk ka mundur të të prekë njëri, sa je ndarë s’ka mbetur njeri pa të prekur. GG është e rëndë për çuna mami”.

gg.png

 

Mirëpo pasi dëgjoi intervistën e plotë, Duda jo vetëm që e fshiu postimin, por postoi edhe një tjetër duke shpërndarë intervistën e Noizyt.

prit.png

 

Pra, siç duket marrëdhënia e tyre e krisur po normalizohet dhe e gjitha kjo pas intervistës së fundit të Noizyt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023260116577148